RROGOZHINA

Zbulohet skema e futjes së sendeve të ndaluara brenda burgut të Rrogozhinës të lejuar nga ish- drejtori, ish- shefi i Policisë së Burgut, dy specialistë dhe një efektiv.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se pas disa muajsh hetime është zbardhur e gjithë skema dhe menjëherë janë pezulluar nga çdo detyrë në Polici dhe Burgje 5 zyrtarët.

Për këtë Gjykata e Kavajës ka pezulluar ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me detyrën duke cënuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozinës.

Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

 

ZYRTARËT E PEZULLUAR NGA DETYRA

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë

-Albert Doci me detyrë efektiv

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb