Mediat e huaja shkruajnë se janë konstatuar lëvizje të shumta të pajisjeve të forcave ruse në Bjellorusi. Të vendosur nëpër trena, pajisjet e luftës ruse po i drejtohen kufirit me Ukrainën, ky dyshohet se do të përdoren për një sulm të ri ndaj Kievit.

Më konkretisht, mjetet e rënda janë pikasur në linjën që kalon përmes Minskut, Kalinkavichy-t, Khoynikit dhe Homel North.

Gjashtë avionë luftarakë dhe avionë transporti u ngritën nga aeroporti Baranavichy në perëndim të Bjellorusisë dhe disa helikopterë rusë u ngritën nga Machulishchy afër Minskut.

Vlen të theksohet se presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka qenë aleat i presidentit rus Vladimir Putin gjatë gjithë luftës në Ukrainë.
Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe po e zhvendos pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb