Është zbuluar superToka 10 miliardë vjeçare, ndërkohë që Toka jonë është 4,5 miliardë vite e vjetër.

Ajo është pothuajse po aq e vjetër sa universi, i cili është 13,7 miliardë vjet i vjetër.

SuperToka një planet shkëmbor një herë e gjysmë më i madh se Toka jonë dhe 280 vjet drite larg Diellit.

Zbulimi i botës së re, paraqitur në konferencën e Shoqatës Astronomike Amerikane, është botuar në gazetën ”Astronomical”.

SuperToka u zbulua në sajë të teleskopit hapësinor të NASA-s, Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite), duke studiuar rënien e shkëlqimit të yllit të saj mëmë, të quajtur TOI-561.

Ajo përfundon një orbitë të plotë shumë shpejt, në vetëm dhjetë orë e gjysmë.

Temperatura e saj sipërfaqësore është 2 200 gradë Celsius.

“Ekzistenca e këtij planeti tregon se universi ka formuar planetë shkëmborë pothuajse që nga fillimi i tij, rreth 14 miliardë vjet më parë”, vëren Lauren Weiss, nga Universiteti Amerikan i Hawait, një nga autorët e zbulimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb