TURQI

Një prej lajmeve që ka kënaqur sidomos të gjithë fansat e dy aktorëve të njohur. Kıvanç Tatlıtuğ dhe Beren Saat, për herë të parë pas 11-vitesh do të gjenden sërish në krahët e njëri-tjetrit…

Dy nga emrat që kanë lënë gjurmë në historinë e serialeve turke, sidomos me serialin “Dashuri e ndaluar”, Kıvanç Tatlıtuğ dhe Beren Saat, do të vijnë së shpejti me një projekt të ri në ekran. Çifti që i bëri të gjithë për vete në vitet 2008-2010, do të luajë në një serial të ri që do të nisë së shpejti transmetimin.

Lajmi është bërë publik nga mediat turke dhe është konfirmuar edhe nga protagonistët. Thuhet se Beren Saat dhe Kıvanç Tatlıtuğ do të marrin rolet kryesore në serialin “The King Loses”.

Ende nuk dihen më shumë detaje nga seriali që do të nisë transmetimin së shpejti, por e sigurt është që ky bashkim do të jetë i suksesshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb