DIVJAKË

Vijon protesta në Divjakë kundër kthimit të parkut kombëtar të Divjakës me pagesë.

Gazetari Julian Kasapi raportoi për “BalkanWeb” se banorët protestues po qëndrojnë në dy anët e rrugës dhe mjetet kanë filluar të qarkullojnë normalisht. Situata është e qetë dhe nuk ka përplasje të mëtejshme me policinë, teksa banorë të shumtë vijojnë të ruajnë rrugën për të mos lejuar vendosjen e traut.

Mendohet se tarifa që do të aplikohej për të hyrë në parkun kombëtar të Divjakës do të ishte 50 lekë për çdo person/vizitor dhe 150 lekë për çdo mjet.

“Mos luani me atë që nuk e preku as gjermani. Fëmijët meritojnë oksigjen”, janë disa nga patrullat e protestuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb