Sir Alex Ferguson po luan një rol vendimtar në fatin e Cristiano Ronaldos.

Ashtu si në vitin 2003, edhe sot pas 18 vitesh, Ronaldo po i beson atë që e cilëson si ‘babain’ e tij.

Deri një ditë më parë, Ronaldo ishte shumë pranë transferimit te Manchester City, por sot Ferguson e ka telefonuar dhe i ka ndryshuar mendjen Ronaldos për të kaluar në “Old Trafford”.

Tashmë mbetet vetëm pranimi i ofertës nga Ronaldo dhe ‘Djajtë e Kuq’ mund te festojnë më pas.

Cristiano Ronaldo u transferua tek Manchester United në vitin 2003 teksa luajti deri në vitin 2009 për të bërë karrierë dhe famë si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Me të gjitha gjasat ai tashmë do të rikthehet në ‘Teatrin e Ëndrrave’ pas 12 vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb