MEKSIKE- Zbulohet një tunel i fshehtë mes kufirit të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mësohet tuneli ishte i pajisur me ventilim dhe me ndriçim që kalonte nga qyteti Tijuana drejt SHBA-ve. Zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk bëri të ditur nëse tuneli prej 500 metrash ka arritur deri në tokën e SHBA-së.

Tuneli ka shina me gjasë për të shtyrë vagonët me drogë. Është i gjerë rreth 2 metra dhe afro 3 metra i lartë dhe ishte i ndërtuar 7 metra nën tokë. Prokurorët kanë gjetur 2 tonë marihuanë të paketuar në shtëpinë ku fillonte tuneli që ndodhej në pjesën e Meksikës, njofton AP. Policia Federale, tha të hënën, se ka zbuluar edhe afro 2 kilogramë të metamfetaminës të fshehur në një rrotë të djathit në një objekt për shpërndarjen e paketave në Mexico City.

Policia federale tha se gjatë një inspektimi me rreze X të djathit ka zbuluar paketën e fshehur. Në një tjetër kërkim, policia federale në shtetin Jalisco, përdori qentë nuhatës për të zbuluar mbi 15 kilogramë heroinë të fshehur në një tjetër paketë, në një shërbim të shpërndarjes së shpejtë. Varësisht nga prerja, heroina mund të furnizonte prej 150 mijë deri në 1.5 milionë dozë një gr.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: