Ristrukturimi i disa ndertesave të mbetura në rrënojat e Pompeit çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm nga arkelogët; një varr monumental, i cili me shumë gjasë i përkiste një menaxheri të shfaqjeve të gladiatorëve në qytetin antik që u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv ne vitin 79 pas lindjes se Krishtit.

Menaxheri i njohur i cili vdiq një vit para shpërthimit të vullkanit u varros në zonën e Pompeit të quajtur San Paolino.

Për shkak të famës dhe të pasurisë atij iu kushtua një epitaf i gjatë i shkruar në mermer që doli në dritë nga ky zbulim. Ai vë në pah aspekte të historisë së qytetit të lashtë të Pompeit dhe verteton pothuajse me siguri emrin e personit në fjalë.

Ndoshta bëhet fjalë për Gneo Alleo Nigidio Maio, të cilin populli e mbiquajti “princi” i kolonisë në shenjë mirënjohje për shfaqjet e mrekullueshme që organizonte.

Në këtë gërmim befasues, studiuesit zbuluan për herë të parë gjurmë të pompeianëve që iknin nga shpërthimi i Vezuvit.

Janë ta qarta vijëzimet e lëna nga një karvan sipër një shtrese prej dy metrash të materilait vullkanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb