Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ti hapet drita jeshile për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se mbledhja e Këshillit Europian e ditës së enjte do të zhvillohet me video-konferncë dhe votimi do të bëhet me procedure të shkruar.Në bazë të dokumentit të siguruar nga Balkanëeb, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile për të avancuar në rrugëtimin europian të tyre.

Këshilli sugjeron që Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli. Specifikisht për Shqipërinë kuadri i negociatave duhet të paraqesë adresimin e pesë prioriteteve.

Në dokument specifikohet që përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të “miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR…” si dhe të “ sigurojë një zbatim të vazhdueshëm të refomës në gjyqësor…”

Whatsapp Image 2020 03 23 At 9.02.31 Pm
Whatsapp Image 2020 03 23 At 9.02.31 Pm

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb