News 24 dhe “BalkanWeb” sigurojnë videon e sulmit të dytë me armë drejt hotelit në Tushemisht.

Në video duket një nga autorët që ecën me shpejtësi me armë në dorë, dhe kur arrin në pikën ku ndodhej dritarja ku flinte djali i pronarit nis të qëllojë me breshëri armësh. Pasi godet edhe mbi dhomat e tjera por edhe makinat e parkuara para hotelit, ai largohet me shpejtësi.

Videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë i përket mbrëmjes së 8 gushtit, ndërkohë në drejtim të hotelit është derdhur një breshëri prej 100 plumbash.

Në lidhje me këtë ngjarje, sot policia e Pogradecit ka kërkuar përforcim nga RENEA dhe ka arrestuar 4 personat e përfshirë në sulm. Të fshehur në një cadër në pyll janë kapur, organizatori i këtij sulmi Ilir Berberi dhe tre 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar: Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër: Mariglen Topuzi. Aktualisht në kërkim janë shtetasit Meard Berberi dhe Brian Syzo.

Kujtojmë që konflikti i këtyre personave ka nisur 1 vit më parë, në gusht të 2019 me djalin e pronarit të hotelit.

Kanë qenë në një ambjent dhe ai ka xhiruar gomat e makinës në prani të tyre. Janë konfliktuar e më pas Mariglen Topuzi i ka djegur makinën. Policia hetoi ngjarjen dhe vuri në pranga si autor Mariglen Topuzin. Në shkurt të këtij viti gjatë procesit gjyqësor për ketë vepër penale Ilir Berberi e ka kanosur Jetmir Mucollarin që ai të mos dëshmojë kundër Topuzit. Konflikti vijoi mË pas në 1 gusht kur ai dhe i biri u kanosën me armë dhe pas disa ditësh hoteli i tyre u qëllua me breshëri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb