Ka shumë teori konspirative që lidhen me ish-liderët e hekurt botërorë.

Shumë thonë se Adolf Hitler dhe liderë të tjerë, kanë inskenuar vdekjen e tyre dhe kanë bërë kirurgji plastike të ndryshimit të fytyrës, për t’u strehuar më pas në Amerikën e Jugut. E tillë është legjenda e një vile në ishujt spanjollë Canary, ku vendasit thonë se Adolf Hitler dhe nazistë të tejrë kanë kryer kirurgji plastike.

Vila sekrete ‘Casa Winter’ në Fuerteventura, besohet se ka qenë gjithashtu një qendër koordinimi për nëndetëset gjermane dhe sulmet e tyre ndaj luftanijeve Aleate në oqeanin Atlantik.
Në të shihet një dhomë me pllaka të bardha që duket si një sallë operacioni, që mund të jetë përdorur për operacionet plastike, thotë rezidenti vendas Pedro Fumero.

Në dokumentarin me titull “Baza Sekrete Naziste”, ai tregon sesi të afërmit e tij kanë ndihmuar në ndërtimin e vilës bregdetare në formë kështjelle.
Fumero thotë:

“Njerëzit më tregonin histori për ushtarakë që vinin këtu. Nën ndërtesë ka bodrume gjigande me mure gati dy metra të trasha, ku mund të jenë strehuar nëndetëse naziste”.

Fumero thotë më tej: “Shtëpia ka një bunker, qeli burgu, tryezë autopsie dhe furra në stil krematoriumi”.

“Ndërsa muret janë aq të trashë sa që mund të durojnë çdo impakt”.
Prona misterioze është ndërtuar nga Gustav Winter, një inxhinier gjerman që u bë i pasur në ndërtimin e centraleve elektrikë në Argjentinë dhe vende të tjera.
Kujtojmë se historianët thonë se Hitleri ka vrarë veten kur u rrethua nga Aleatët në bunkerin e tij në 1945.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb