Big Brother VIP Albania nis këtë muaj dhe tanimë është konfirmuar edhe data zyrtare. Top Channel ka publikuar sot promon e edicionit të katërt të reality show-t, me moderatorin Ledion Liço, dhe ka zbuluar se data e nisjes është e shtuna e 21 dhjetorit.

Siç është zbuluar, opinionistët janë Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Nga ana tjetër, ka pasur shumë aludime për banorët e mundshëm, por asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania vjen me risi, pasi nuk do të ketë vetëm personazhe të famshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: