SHBA- Një histori sa prekëse aq edhe e mallëngjyeshme ajo e një 31-vjeçareje, që nuk do të dorëzohet edhe pse jeta i ka rezervuar fatin që askush nuk do donte ta kishte.
Ajo është Megan Sullivan, 31-vjeçe. Në nëntor të 2013-ës u rrëzua teksa i ngjitej malit në parkun kombëtar në Yosemite. Tre ditë pas këtij aksidenti nisi të ecë përsëri, por një javë më pas u aksidentua nga një makinë teksa udhëtonte me motorin e saj, Vespa.

Shtatë ditë më vonë u diagostifikua me kancer në lëkurë…
Si për të sfiduar gjithçka i ndodhi në jetë, Meghan vendosi të mos humbasë më kohë dhe të realizojë ëndrrën e saj më të madhe: “Të shikonte 7 mrekullitë e botës”.

Në shoqërinë e të fejuarit të saj, Chris McNamara, me të cilin kishte vetëm dy javë që kishte nisur një lidhje, realizoi udhëtimin vetëm në 13 ditë.

Vetëm në 13 ditë, siç tregon ajo në blogun e saj, ka përshkuar 30 mijë milje, ndërsa ka marrë 15 avionë, duke u nisur nga San Francisco. Ajo ka shkuar në Meksikë, Peru, në Itali e Kinë. Në total ka vizituar 12 kombe të ndryshme, duke shpenzuar 3 mijë dollar. “Kam fjetur vetëm 5 ditë në hotele, ndërsa të tjerët i ka kaluar nëpër avione”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: