Të dish një gjuhë të huaj në ditët e sotme është një mundësi e mirë për të gjetur një punë, por edhe një domosdoshmëri për të komunikuar me të tjerët. Por nëse për shumësin për shkak të rrethanave të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të mësojnë një gjuhë të huaj, asnjëherë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë. Tashmë me rritjen e teknologjisë ekzistojnë të paktën 5 aplikacione përmes të cilëve mund të mësoni një gjuhë të huaj.

Duolingo: Duolingo është mjaft i lehtë në përdorim dhe mbi të gjitha të lejon të avancosh hap pas hapi. Fillimisht fillohet me shprehje të thjeshta dhe më pas kalohet në mësime më të vështira dhe komplekse. Nëse harroni diçka, Duolingo është një aplikacion që ju lejon shumë thjeshtë t’i riktheheni përsëri mësimit dhe të punoni me dobësitë që mund të keni.Duolingo ofron mësimin e gjuhëve Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht, Frengjisht.

Busuu: Busuu është një aplikacion që ofron mundësi mjaft të mira mësimi. Aplikacioni shfaq një video ku dikush tjetër është duke folur, dhe më pas i kërkohet përdoruesit të regjistrojë përgjigjet e veta. Ju mund të mësoni: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Turqisht, Rusisht, Portugalisht, Japonisht, gjuhën Kineze dhe gjuhën Polake.

Memrise: Aplikacioni përdor metoda efektive për të mësuar. Metoda që ky aplikacion përdor me animacione dhe pamje që ndihmojnë kujtesën, dhe quiz-ce të ndryshme është celësi i suksesit. Gjuhët që mund të mësoni: Gjermanisht, Frengjisht, Rusisht.

MindSnacks: Mindsnacks kombinon argëtimin me mësimin duke u bërë kështu një mënyrë perfekte për të mësuar. Aplikacioni përbëhet nga 11 mësime të ndryshme të dizenjuar në lojëra të thjeshta.Gjuhët që mund të mësoni nëpërmjet këtij aplikacioni : Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Japonisht dhe gjuhën Kineze.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: