Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet.

Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin.

Deri më tani, mjekësia moderne ka regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar.
Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.

Shkaktarët e Sëmundjes së Artritit
Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm.

Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo inflamacioni.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid përballen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe veçanërisht atakut në zemër dhe ishemisë.

Sipas të dhënave të ekspertëve, ky rrezik është 50 përqind më i lartë se në rastin e problemeve të tjera.

Njerëzit që vuajnë nga osteoartriti, një sëmundje e të njëjtit grup, janë 24 % më të rrezikuar nga shfaqja e problemeve me zemrën se popullata e gjerë.

Ekspertët sqarojnë se gratë përballen me një rrezik përgjithësisht të lartë si për sëmundjet e zemrës, ashtu edhe për artritin reumatoid.

Si Të Lehtësoni Simptomat e Artritit Dhe Të Ulni Rrezikun e Sëmundjeve të Zemrës
Ekspertët thonë se ushqime të caktuara si frutat, perimet, produktet e detit dhe yndyrnat e shëndetshme janë thelbësore për shëndetin e zemrës dhe kundër inflamacionit.

Një regjim i përshtatshëm dhe i shëndetshëm ushqimor është ai Mesdhetar i cili garanton një ushqyerje gjithëpërfshirëse në aspekt vitaminash, mineralesh, antioksidantësh dhe acidesh yndyrore.

Aktiviteti fizik është i një rëndësie parësore për pacientët që vuajnë nga artriti.

Sipas ekspertëve, një regjim ushqimor i shëndetshëm nuk luan të njëjtin rol parandalues nëse njeriu nuk kujdeset të kryejë një aktivitet të rregullt fizik.

Aktivitetet më të përshtatshme fizike për njerëzit që vuajnë nga artriti janë: noti, ecja, cciklizmi të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut por edhe gjymtyrët./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: