Jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuaj në “Facebook”, e klikon më shumë profilin tuaj? Po mund ta zbuloni lehtësisht, sepse ekziston një metodë shumë e thjeshtë për ta zbuluar. Mjafton të shkoni te profili juaj, të klikoni me butonin e djathtë të mouse-it dhe të zgjidhni opsionin “View page source”. Pastaj shtypni Ctrl+F.
Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.

Do t’ju dalin disa numra që mund t’iu duken të pakuptimtë. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (-1) ose (-2), dhe rikthehuni në profilin tuaj që ta bëni “Paste” në krye, pas adresës www.facebook.com/

Për më tepër ndiqni videon që do ju orientojë dhe do e keni më të lehtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: