Puna, problemet dhe obligimet ndikojnë te disa njerëz që të mos kenë kohë të merren me gjendjen e tyre emocionale.Depresioni është njëri nga “vrasësit” më të mëdhenj të funksionimit normal të organizmit dhe varësisht nga forma, duhet të shërohet sikur çdo sëmundje tjetër.
Instituti nacional për shëndet mendor në SHBA ka numëruar disa simptoma, të cilat janë pjesë e depresionit.
1. Keni vështirësi me koncentrim, mbani me vështirësi detajet dhe sillni me vështirësi vendimet.
2. Jeni të lodhur dhe vazhdimisht keni mungesë të energjisë.
3. Ndiheni më pak të vlefshëm ose të pa ndihmuar.
4. Vuani nga pagjumësia
5. Nervozoheni lehtë
6. Keni humbur dëshirën dhe vullnetin për t’u marrë me hobi dhe gjëra, të cilat ju gëzojnë
7. Keni ndryshim drastik të apetitit
8. Ndiheni keq fizikisht, keni probleme me ngërçe
9. Shpesh ndiheni të pikëlluar, jeni me ankth ose keni ndjenja pakënaqësie
10. Mendoni për vetëvrasje, ose tentoni të hiqni dorë nga vetvetja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: