Nëse do të ishte për Dybala, do ishte nisur menjëherë drejt Milanos për të veshur fanellën zikaltër, fantazisti argjentinas ka dhënë prej kohësh pëlqimin e tij për këtë lëvizje. Pengesa e vetme, deri në këtë pikë të merkatos, ka qenë Inter pasi Marotta dhe Antun janë ndalur te detajet e kontratës.

Fillimisht agjenti i Dybala refuzoi ofertën e fundit, 5 milionë euro plus bonuse, ofertë që tani i shkon për shtat pasi në drejtim të lojtarit që ai menaxhon mungojnë oferta të tjera më të rëndësishme. Me këtë kërkesë është dakord edhe presidenti Zhang, ky i fundit është një fans i Dybala.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pavarësisht këtyre detaje, e pëlqen apo jo Zhang e Inzaghi, Inter duhet të shes fillimisht Sachez dhe jo vetëm për ti bërë vend Dybala-s. Në lidhje me merkaton në hyrje, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Skriniar është shumë pranë transferimit te PSG pasi këta të fundit kanë rritur ofertën.

Tani klubi francez ofron 55 milionë euro kesh, si bazë, ndërsa Inter kërkon 65. Diferenca nuk është shumë e madhe çka mund të sjell një akord të shpejt mes palëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb