Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia u kthye u shndërrua në një shfaqe të shëmtuar. “Air Albania” ngjate me një “arenë lufte”, ku kaosi i krijuar nga tifozët ishte i madh. Stola të thyer, flakadanë, apo fikse zjarri, e gjitha kjo e ndodhur në sytë e vëzhguesve të UEFA-s. Pavarësisht këtij fakti, ndryshe nga se pritej, Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë të dy klubet vetëm me gjobë.

Fshf Disiplina
Fshf Disiplina

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb