Një mësuese në pension, Domenica Caligiuri, 71 vjeç, u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e saj në Mandatoriccio, Cosentino. Burri i saj, Luigi Carlino, një ish-zdrukthëtar 73-vjeçar, e vrau të enjten e kaluar me disa goditje në bark, ndërsa e pranoi krimin pas disa orësh marrje në pyetje në kazermë.

Fakti më shqetësues që po del nga hetimet për vrasjen e Domenica, trupi i së cilës u gjet në shtratin e martesës, e goditur me thikë, është se ajo është vrarë prej të enjtes së kaluar.

Kjo do të thotë që Carlino nuk e la ngjarjen që të dilte jashtë banesës për tre ditë, pa paralajmëruar askënd, duke vazhduar të pretendonte asgjë dhe duke u sjellë siç normalisht bënte.

Ndërkohë mediat raportojnë se marrëdhënia në çift është karakterizuar përherë nga konflikte gjyqësore dhe tension i vazhdueshëm për arsye që karabinierët tani po përpiqen t’i mësojnë.

Megjithatë, karabinierët, të paktën sipas asaj që doli nga hetimet e para, nuk kanë raportime për keqtrajtime apo lëndime nga gruaja ndaj bashkëshortit të saj.

Çifti jetonte vetëm pasi tre fëmijët e tyre, dy djem dhe një vajzë, ishin zhvendosur në qytete të tjera. Ajo që po merr formë, megjithatë, është personaliteti mjaft kompleks i Carlinos, i cili ishte denoncuar edhe në të kaluarën për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Se cilat ishin realisht arsyet e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve në marrëdhëniet mes ish-zdrukthtarit dhe bashkëshortes së tij, tashmë do të hetohen nga karabinierët. Disa fqinjë të çiftit flasin për zënka të shpeshta dhe tolerancë të tepruar nga ana e Domenikas ndaj sjelljeve të paspecifikuara nga ana e bashkëshortit të saj, të cilat do të ishin karakterizuar nga dhuna dhe paragjykimet.

Ndër të tjera do të jetë i nevojshëm konstatimi i dinamikës së vrasjes së ish-mësueses. Kjo do të thotë, nëse gruaja është goditur me thikë nga burri i saj teksa ajo ishte në shtrat ose nëse ishte burri që e shtriu trupin e saj në të njëjtin shtrat pas kryerjes së vrasjes.

Në këtë kuptim, ajo që do të dalë nga autopsia e urdhëruar nga prokurori i Castrovillarit, sigurisht që do të jetë e çmuar. Ndërkohë, në Mondatoriccio, ku të gjithë e njihnin çiftin, atmosfera është zhgënjyese dhe ka tronditje për atë që ka ndodhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: