Ze Maria ka folur përpara medias për takimin e ditës së nesërme ndaj Luftëtarit. Tekniku i Tiranës është i bindur se skuadra do të reagojë ndaj gjirokastritëve dhe do të arrijë 3 pikët. Ai ka edhe një mesazh për tifozët.

Gentian Muça
“Rikthimi i tij është i rëndësishëm, na ka lumturuar të gjithëve. Ai është emblemë dhe na vjen mirë që e kemi pranë, pasi ka kaluar problemin që kishte. Në aspektin sportiv mund të them se ka filluar përgatitjet me grupin, por i duhet kohë, rreth 1 muaj e gjysmë të marrë veten.”

Kupa
“Fitorja e Kupës na ndihmon në takimin e nesërm sepse çdo fitore është pozitive për vazhdimësinë. Na ndihmoi për grupin dhe për humorin e ekipit.”

Premtimi
“Jemi stërvitur mirë dhe do të japim maksimumin nesër. Formacionin mund t’ua jap që sot se kam problem. U premtoj se do të shihni një Tiranë me një fytyrë tjetër.”

Tifozët
“Jam i lumtur që tifozët janë rikthyer në stadium. Ata më treguan se çfarë mund të bëjnë për këtë skuadër. Duhet të tregojmë respekt për Luftëtarin. Nesër duhet të vijnë dhe të shohin se çfarë do të bëjnë djemtë.”

Formacioni
“Në 4 ndeshje u është dhënë mundësia të gjithëve. Ata thjesht duhet të jenë gati për të luajtur, 1 minutë ose 90. Doka ka luajtur 2 ndeshje, Imami ka luajtur ndeshjen e fundit. Disa kanë luajtur më shumë, disa më pak. Muçi për shembull luajti 15 minuta por shënoi 1 gol.”

Mbrojtja
“Kam 10 ditë që kam punuar me mbrojten. Do të shihni diçka ndryshe nesër. Duhet të përmirësohemi në çdo repart. Kemi krijuar raste por kemi shënuar vetëm 1 herë dhe kemi pësuar 4.”

Kapiteni
“Në mungesë të Karabecit kapiteni ekipit do të jetë Daja. Kam folur me Likën, por pozicioni i tij bën që kapiteni të jetë në fushë, pasi mund të flasë me arbitrin ose mund të menaxhojë situatat që mund të krijohen.”

Diferencat mes Superiores dhe Kategorisë së Parë
“Superiorja ka më shumë kualitet. Kjo situatë është sepse kemi shumë të rinj, të huaj dhe shqiptarë. E them me bindje se nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Kemi lojtarë që i përgjigjen nivelit të Superiores.”

Sulmi
“Jam i lumtur kur ka konkurrencë. E nisëm pa sulmues kampionatin pasi Ngo nuk ishte dhe u përpoq Sentamu. Tani kushtet janë më të mira pasi Blazhevski është rritur. Ngo kthehet pas 5 muajsh dhe mendoj se mund nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta.”PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb