Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë pune në Shqipëri, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Pas vizitës në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Kalın u takua me Ramën, në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, pa praninë e mediave.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën, Kalın rikujtoi vizitat që kryeministri shqiptar ka realizuar në Turqi në janar dhe qershor, kanë qenë tepër të frytshme dhe se në këto takime janë diskutuar me detaje marrëdhëniet dypalëshe. Ai theksoi se Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme, siç janë fusha e tregtisë dhe ajo e sigurisë.

“Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri sot. Po kështu, njerëzit tanë vijnë këtu dhe vëllezërit tanë shqiptarë vijnë shpesh në Turqi. Në mënyrë që të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushat e arsimit dhe kulturës, ne do të vazhdojmë punën tonë edhe në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësi i presidencës turke”- tha Kalin.

Ai nënvizoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë vazhdojnë të forcohen tutje dhe se dy vendet do t’i vazhdojnë intensivisht punimet për thellimin dhe zgjerimin e lidhjeve në fusha të ndryshme. Lidhur me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kalın tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë. Ai garantoi se 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit do të finalizohen në gusht dhe t’u dorëzohen pronarëve.

“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb