BAGDAD– Zëdhënësi i kryeministrit irakian, njoftoi sot dorëheqjen pas publikimit në internet të një videoje, bërë mbi 15 vjet më parë, ku ai interpretonte një këngë që i thurte himn presidentit të epokës, diktatorit Sadam Husein.

“Nuk dua të turpëroj shërbimin e postit të kryeministrit… Kërkova dorëheqjen nga funksionet e mia dhe ajo u pranua”, tha në Facebook Rafid Jabouri.

Në këtë video, Jabouri interpretonte një këngë që e përshkruante diktatorin si ”shpatë e së mirës kundër së keqes” dhe ku më pas thërriste “O Sadam Husein, armiqtë e tu bien, ndërkohë që ti mbetesh”.

Imazhet me Huseinin mbi një kalë të bardhë dhe me shpatë shoqëronin këtë këngë.

“Isha i ri dhe më mungonte përvoja edhe pse nuk isha anëtar i partisë Baas të Sadam Huseinit”, shtoi Jabouri, i cili ka qenë edhe gazetar i BBC-së.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: