“Operacioni ushtarak kundër Ukrainës do të zgjasë aq gjatë sa të jetë i nevojshme, në varësi të rezultateve të tij, kështu ka deklaruar Dmitry Peshkov një zëdhënës i presidentit rus .

Ai u tha gjithashtu gazetarëve se Moska synon të imponojë një regjim neutral në Ukrainë, ta çmilitarizojë atë dhe të eliminojë “nazistët” që janë në vend, tha ai.

Nga ana tjetër ish-drejtuesi më i lartë i komandës së NATO-s, Sir Richard Shirreff ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me luftën që nisi sot Rusia ndaj Ukrainës.

Gjenerali britanik tha se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb