Javën tjetër do të jetë data kur KE dhe komisioneri për zgjerimin Varhelyi do të paraqesin strukturën apo kornizat e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.

Lajmi u bë i ditur nga Ana Pisoneri, zëdhënësja e BE e cila thotë se këtë të dielë paraqiten kornizat e negociatave në të cilat do të punohet.

”Përfaqësuesi OliverVarhelyi tha sot se KE do të paraqesë kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian në qershor, me shpresë javën e ardhshme.”- shkruan Pisoneri.

Një reagim ka ardhur dhe nga Drejtoresha e BE për Ballkanin dhe shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera e cila ka thënë se po punohet për detajet e fundit.

”Po me të vërtetë, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian.- shkruan Calavera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb