Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor. Pisonero shkruan në “Tëitter” se marrëveshja për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR ishte kusht i Këshillit Europian për negociatat dhe se çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.

Pisonero Tw
Pisonero Tw

Maxhoranca dhe një pjesë e opozitës parlamentare kaloi në komisionin e ligjeve ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes së dakordësuar edhe me opozitën jashtëparlamentare në Këshillin politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb