TIRANE

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD denoncoi sot vjedhjen e parave të qytertarëve shqiptarë. në një dalje për mediat nga selia e PD, Zhupa akuzoi kryebashkiakun se taksat e rritura, duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët.

“Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë në shtëpi, nxënësit mësojnë edhe me 4 turne, rrugët dhe oborret nëpër lagje janë si në mesjetë, tarifat janë më të shtrenjtat në Shqipëri, biznesi i vogël gjobitet për gjithçka, ajri është më i ndoturi në Europë, por Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk duan t’ia dinë për asgjë prej këtyre problemeve të përditshme të qytetarëve. Prioriteti i tyre kryesor janë inceneratorët.

Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Qytetarët do t’i japin fund kësaj grabitje më 25 Prill dhe çdo qindarkë e vjedhur do të kthehet në arkën publike për t’u investuar në më shumë vende pune për të rinjtë.” u shpreh Zhupa.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: