TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaron se dështimi e ka emrin Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në emisionin “Real Story” në News24, Zhupa shkruan se kreu i PD Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama.

Sipas saj, Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin, ndërsa arritjet e Ramës janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh.

POSTIMI I INA ZHUPËS
Lulzim Basha nuk ka asnjë lidhje me atë që përfaqëson Rama!
Sepse të punosh për qytetarët sipas Ramës është dështim. Të punosh për krimin, jo!
Të ndalosh mafien e ndërtimit, sipas Ramës është dështim, të jesh partner i saj dhe t’i pastrosh paratë me kulla shumëkatëshe, jo!
Të ndërtosh shkolla kopshte e çerdhe, sipas Ramës, është dështim, të vjedhësh çdo qindarkë deri dhe tek shërbimin shëndetësor, jo!
Të përfaqësosh vlerat qytetare, sipas Ramës është dështim, të kriminalizosh shtetin dhe qeverinë, jo!
Ky modeli i Edi Ramës duhet zhdukur një orë e parë!
Basha është modeli i politikanit europian, që mbart në karrierën e tij arritje historike për vendin.
Ai është nder kontribuesit kryesore për ndërtimin e Rrugës së Kombit, Rama u vuri taksë shqiptarëve të veriut dhe Kosovës.
Basha është ndër kontribuesit kryesorë të anëtarësimit të vendit në NATO, Rama po e mban peng tash 6 vjet hapjen e negociatave.
Nën lidershipin e Bashës, Shqipërisë iu liberalizuan vizat, Rama përzuri shqiptarët nga vendi i tyre, i ktheu azilantë që rrezikojnë liberalizimin e vizave, se i vodhi dhe varfëroi Shqipërinë.
Lulzim Basha punoi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të saj, Edi Rama, siç e thonë media dhe ekspertë ndërkombëtarë, u investua personalisht për ndarjen e saj.
Ai mashtroi shqiptarët për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje të çmimit të produkteve të shportës, ulje të çmimit të energjisë, etj.
E shndërroi Shqipërinë në vendin me taksat dhe çmimet më të larta, ku 1/3 e qytetarëve nuk sigurojnë dot as ushqimin e përditshëm.
Arritjet e Ramës, me të cilat tashmë ka një vend të përcaktuar në histori, janë kriminalizimi i shtetit, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Evropës, vendi më i korruptuar dhe me emigracionin më të madh.
Nëse dështimi do të kishte një emër tjetër, ai do të ishte Edi Rama!

Ina Zhupa Fb
Ina Zhupa Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb