Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa pas akuzave të disa ditëve më parë se Veliaj nëpërmjet përpunimit të mbetjeve po pastron paratë e organizatës mafioze italiane ‘’Ndrangheta’’, i kërkon SPAK-ut që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës.

Zhupa thotë se Veliaj i lidhur me Flavio Tosin dhe Andrea Migliorazin akuzohen nga Prokuroria italiane që pastrojnë paratë e organizatës së njohur mafioze italiane.

Prandaj për këto lidhje, Zhupa i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë, aq më shumë me heshtjen që Veliaj dhe Rama po mbajnë për këtë çështje.

 

STATUSI NGA INA ZHUPA

Veliaj duhet të hetohet nga SPAK!
Lidhja e tij me Flavio Tosin, me Andrea Migliorazin dhe gjithë veprimtaria e kompanisë “Eco Tirana” sh.a duhet hetuar nga organet e drejtësisë shqiptare.

Modeli i Veronës për Tiranën ishte refreni i Veliajt, pikërisht ky model që ka shërbyer sipas prokurorisë italiane për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Po Tirana si Verona a ka shërbyer për pastrimin e parave të pista? Po Veliaj si ortak 51% nëpërmjet a ka sherbyer?

Flavio Tosi i cili është personalitetit i Tiranës me firmën e Veliajt, I është dhuruar çelësi i qytetit sot është i akuzuar si bashkëpunetor në pastrimin e parave të Ndraghetes! Sa të lidhur janë Veliaj dhe Tosi në veprimtarinë e tyre në pastrimin e plehrave të qyteteve por edhe parave të pista të mafias italiane?

Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta. Deri ku e ka shtrirë këtë veprimtari në degën e saj në Tiranë – Eco Tirana?

Veliaj dhe kumbari i tij Edi Rama heshtin për këtë çeshtje! SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb