Administrata e presidentit rus Vladimir Putin ka lëshuar një kërkesë të rrallë ndjese ndaj homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç për një postim të një prej zyrtareve më të larta të Kremlinit që zemëroi serbin, raporton BBC.

Vuçiç tha në televizionin serb për kërkesën e ndjesës dhe Kremlini e konfirmoi.

Zëdhënësja e punëve të jashtme ruse Maria Zakharova postonte në llogarinë e saj foton ku Vuçiç qëndron ulur përballë presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe poshtë saj një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone.

Vetë Zakharova kërkoi ndjesë më vonë, për referencën ndaj skenës së filmit erotik “Basic instinct”.

Në postimin e saj Zakharova thoshte se Vuçiç duket sikur po merret në pyetje nga President Trump.

“Të ftojnë në Shtëpinë e Bardhë por dukesh sikur ke shkuar në polici, ndoshta duhet të ishe të fotoja e dytë”, shkruante Zakharova.

Një ditë më vonë ajo postoi dhe ndjesën, duke thënë se komentet e saj ishin keqkuptuar. Ajo tha se kërkonte të dënonte arrogancën amerikane dhe jo liderin serb.

Dje Vuçiç tha në televizion: “Presidenti Putin nuk më ka kërkuar ndonjëherë falje për gjë, dhe as ministri Sergei Lavrov. Por të dy e bënë.”

Postimi i Zakharova erdhi pas nënshkrimit të marreveshjes së bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Serbi, për çka Rusia nuk u gëzua shumë.

Vuçiç foli i zemëruar për postimin e Zakharova. “Maria Zakharova flet ndoshta për veten e saj, për primitivizmin dhe vulgaritetin, kjo tregon për të dhe ata që e kanë vendosur aty”, ishte reagimi fillestar i Vuçiç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb