TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe mes urimeve dhe dhuratave nuk ka munguar ajo e çiftit Berisha.

Ka qenë vetë Erla që e ka publikuar dhuratën e dr. Berishës në faqen e saj në “Facebook”, duke i shtuar dhe një mesazh falënderimi të veçantë.

“Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar më Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtoret! ?”, shkruan Mëhilli.
Ndërsa në mesazhin e Berishës sigurisht nuk mungon vlerësimi për ndihmesën e saj.

“Erlës nga zemra i urojmë ditëlindjen, i urojmë jetë të gjatë, plot shëndet, gëzime, lumturi dhe suksese me të gjithë njerëzit tuaj më të dashur me falënderime dhe mirënjohje për ndihmesën e çmuar, Gëzuar! Lili dhe Sali Berisha”, shkruhet në mesazhin e urimit të Berishës për zëdhënësen e tij.

dhurata erla

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb