SHKODER- Zef Deda nuk e ndal humorin që përcjell tek publiku edhe atëherë ku gjendja shëndetësore nuk e favorizon aspak.

Aktori shkodran që me interpretimin e tij në shumë role fitoi zemrat e publikut, nuk ndalet ta bëjë këtë gjë edhe teksa gjendet i shtruar në spitalin e Shkodrës, pasi ka kaluar ishemi cerebrale. Me optimizmin që e karakterizon ai shprehet se ndihet mirë. “Jam më mirë. Ndoshta dhe nga mosha. Vetëm dy herë më kapi pushka pas kokës, nëse do që të më heq qafe le të më kapë në ballë.”, pohon Deda.

Zef Deda vlerëson kujdesin e mjekëve shkodran, dhe dashamirësinë e qytetarëve, admiruesve të tij, që edhe në këto i gjenden pranë për ta vizituar. Së shpejti ai premton për ta rikthimin në skenë me artistët e tjerë të humorit, si pjesë e pandashme e jetës së tij.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: