Zelanda e re-Flamuri i vjetër i Zelandës së re nuk do të përdoret më që prej marsit të 2016, kur qytetarët me një referendum do të zgjedhin ta mbajnë ose të pranojnë simbolin e ri, duke zgjedhur mes pesë finalistëve mes 10 mijë projekteve të qeverisë.

Arkitekti Kyle Lockwood ka pikturuar një degë fieri të bardhë, simbol i vendit, me një kënd të zi dhe pjesa tjetër me sfond blu me katër yje.

Flamuri i vjetër me blu mbante flamurin e Mbretërisë së Bashkuar në kuadratin majtas, si shenjë që Zelanda e re i përkiste Commonwealth dhe katër yjet e kuq në gjysmën tjetër, të cilat përfaqësonin plejadën e Kryqit jugor. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb