Zelanda e Re është vendi më i përparuar dhe me mirëqenie më të lartë në botë, sipas një studimi të kryer për vitin 2016. Instituti “Legatum” nga Londra ka publikuar listën e vendeve që kanë bërë më shumë përparim dhe kanë mirëqenie. Në listë janë 149 vende, ndërsa për studimin kanë ndikuar faktorë të ndryshëm si niveli ekonomik, punësimi, mënyra e udhëheqjes së shtetit, arsimi, shëndetësia, siguria, liritë personale, kapitali social dhe mjedisi.

Sipas këtij instituti, Zelanda e Re konsiderohet si vendi më i mirë për të jetuar me një vlerësim maksimal, duke marrë parasysh faktorët ekonomikë dhe socialë. Në vendin e dytë vjen Norvegjia, e cila për 7 vite ka qëndruar në krye të listës. Në vendin e tretë renditet Finlanda, në të katërtin Zvicra dhe në të pestin Kanadaja, raporton BalkanWeb.

Shqipëria renditet në vendin e 74, ndërsa fqinjët qëndrojnë më lart në listë. Serbia renditet në vendin e 66, Maqedonia në vendin e 53, ndërsa Kroacia në 43. Kosova dhe Bosnja nuk figurojnë në listë. Vlen të përmendet fakti se vendet më të fuqishme në botë qëndrojnë në nivel jo të kënaqshëm. SHBA renditet në vendin e 17, Rusia në vendin e 95, ndërsa Kina renditet në vendin e 90.

Në fund të listës, duke u konsideruar si 5 vendet më pak të përparuara janë Jemeni, Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani, dhe Kongo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: