Policia në Zelandën e Re ka arrestuan një 33 vjeçar pasi zbuluan municion dhe një pako të dyshimtë me eksploziv, në një lokacion në Kristçërç. Në këtë qytet të Zelandës së Re, më 15 mars, një person i armatosur vrau 50 persona brenda dy xhamive.

Policia njoftoi se personi i arrestuar ka poseduar municion dhe mjete shpërthyese brenda veturës së tij. Mirëpo, policia nuk u deklarua nëse ky incident ka ndonjë lidhje me sulmin e 15 marsit, raporton Rel.

Zyrtari policor, John Price tha se ekipet e deminimit kanë larguar në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes. Policia ka evakuuar banorët rreth vendit të incidentit si dhe ka vendosur ndalim-fluturimi në atë zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb