Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në mesazhin e tij video të premten në mbrëmje se forcat ruse kanë sulmuar “infrastrukturën civile”, duke përfshirë kopshtet e fëmijëve.

Duke iu drejtuar popullit të Rusisë ndërsa fliste rusisht, Zelensky tha: “Nuk ka asgjë që mund të shpjegojë pse kopshtet e fëmijëve dhe infrastruktura civile po bombardohen.”

Ai vazhdoi: “Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas? Kush janë ata? A janë edhe ata neonazistë? Apo janë ushtarë të NATO-s që imponuan një kërcënim ndaj Rusisë?”

Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri pretendime të pabaza për ukrainasit në Këshillin e tij të sigurisë të premten. Putini shpesh përsërit pretendimin e pabazë dhe të pasaktë se qeveria ukrainase e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim “nazist” ose “fashist”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se “shumë” qytete janë nën sulm dhe iu lut qytetarëve ukrainas “të jenë shumë të kujdesshëm”.

Ju lutemi ndihmoni njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit, të vetmuarit, ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj”, tha ai. “Në rast rreziku, ju lutemi shkoni në strehimore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb