Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij lituanez Gitanas Nauseda kanë diskutuar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe integrimin e saj të mëtejshëm euroatlantik.
“Në kontakt me mikun tonë, Presidentin e Lituanisë Gitanas Nauseda. Ne kemi biseduar për situatën në fushën e betejës, nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe integrimin e mëtejshëm euro-atlantik,” tha Zelensky.
Ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Arvydas Anusauskas ka njoftuar së fundmi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.