Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

“Kam pasur një telefonatë me Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Jam shprehur i kënaqur me dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai në një postim në Telegram .

Zelensky gjithashtu falënderoi për mbështetjen në OKB, mbështetjen humanitare dhe mbështetjen thelbësore me gjeneratorët e energjisë.

Gjithashtu, presidentët diskutuan edhe për zbatimin e Formulës së Paqes.

Rajoni i Kievit mori 198 gjeneratorë të energjisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 174 prej tyre u transferuan në objektet e kujdesit shëndetësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb