Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj përmes video-mesazhi.

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një statusi në  Facebook, ndërsa shprehet se Kuvendi i Shqipërisë mirëpret fjalën e presidentit Zelensky, duke shtuar: “Ne jemi me Ukrainën”.

Statusi:

Në datë 3 Maj Kuvendi i Shqipërisë mirëpret fjalën e Presidentit të Republikës së Ukrainës Volodymyr Zelenskyy drejtuar popullit shqiptar.

Ne jemi me Ukrahinën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb