Pretendimet se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është në të vërtetë rus, duke hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e tij për presidencën, janë vërtetuar tashmë si të rreme.

Në prill, një imazh i një pasaporte ruse që përshkruan një të ri Volodymyr Zelensky u përhap në aplikacionin e mesazheve Telegram, së bashku me pretendimet e rreme se, si shtetas rus, Zelensky nuk ishte i përshtatshëm për të qenë në krye të Presidencës ukrainase.

Historia është trajtuar nga të paktën dy media ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar.

BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është një foto pasaporte, por një fotografi e vjetër e cila mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull në lidhje me ‘historinë e dashurisë’ të Zelenksy dhe gruas së tij.

Hetuesi Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte false.

Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse.

Screenshot 2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb