Flamuri ukrainas tashmë është ngritur në Lyman të rajonit të Donetskut, megjithëse luftimet vazhdojnë ende në qytet.

Deklarata përkatëse është bërë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman, rajoni Donetsk. Aty vazhdojnë luftimet. Por nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë pseudo-referendumi atje”, tha Zelensky.

Sipas tij, këtë javë më shumë flamuj ukrainas janë shfaqur në Ukrainën lindore dhe numri i tyre do të rritet.

Sipas Presidentit të Ukrainës, rusët tashmë kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar për humbjen e tyre në mesin e komandës ushtarake.

“Kjo është kambana e parë që duhet dëgjuar në të gjitha nivelet e qeverisë ruse. Derisa të gjithë ta zgjidhni problemin me atë që nisi të gjitha, që filloi këtë luftë të pakuptimtë për Rusinë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, duke bërë koka turku, për të mos pranuar se kjo luftë është një gabim historik për Rusinë. ”, vuri në dukje Zelensky.

Për më tepër, kreu i shtetit theksoi se Ukraina do të kthejë të gjitha territoret e saj, përfshirë Krimenë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb