Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë Gjermanisë që të furnizojë vendin e tij me tanke luftarake.

“Na jepni këto armë. Me tanket e betejës mund të shpëtohen më shumë jetë”, tha sot Zelensky në një intervistë për “Bild TV”.

Zelensky nuk e pranoi argumentin e qeverisë gjermane se nuk dëshiron të veprojë pa aleatët e saj në NATO.

Bundestagu gjerman do të debatojë për mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën të enjten pasdite në përgjigje të një mocioni parlamentar.

Mocioni i bën thirrje qeverisë, ndër të tjera, të japë menjëherë lejen për eksportin e tankeve të betejës, mjeteve luftarake të këmbësorisë dhe tankeve të transportit nga rezervat e furnizimit në Ukrainë.

Deri më tani, asnjë vend i NATO-s nuk e ka furnizuar Ukrainën me tanke luftarake të prodhimit perëndimor. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pohuar se Gjermania nuk duhet të veprojë e pavarur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb