Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje politikanëve gjermanë që të marrin një vendim për t’i siguruar Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Zelensky kujtoi se më 30 nëntor, parlamenti gjerman votoi për një rezolutë që njihte Holodomorin e viteve 1932-1933 si gjenocid kundër popullit ukrainas. Ai tha se ky vendim ishte i domosdoshëm për drejtësinë dhe të vërtetën. Për më tepër, kreu i shtetit vuri në dukje se ky ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për shumë vende të tjera se revanshizmi rus nuk do të kishte sukses në rishkrimin e historisë.

“Ne do të vlerësonim një vendim tjetër të Gjermanisë, i cili sigurisht do të bëhet historik për të transferuar sistemin Patriot në Ukrainë. Të gjitha brezat e ukrainasve do të falënderojnë kancelarin Scholz, si dhe të gjithë brezin e politikanëve modernë gjermanë,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb