Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bën thirrje Rusisë që përfundimisht të ndalojë agresionin dhe të tërheqë trupat e saj këtë Krishtlindje.

“Shumë shpejt do të kemi festa. Krishtlindjet, sipas kalendarit Gregorian ose Viti i Ri dhe Krishtlindjet sipas kalendarit Julian. Kjo është koha që njerëzit normalë të mendojnë për paqen, jo për agresionin. Unë sugjeroj Rusinë që të paktën të përpiqet të provojë se është e aftë të braktisë agresionin. Do të ishte e drejtë që këto Krishtlindje të fillonte tërheqja e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës. Nëse Rusia tërheq trupat e saj nga Ukraina, ajo do të sigurojë një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, ” tha Presidenti , duke folur në Samitin e G7.

Ai vuri në dukje se përgjigja nga Moska do të tregonte se çfarë duan realisht rusët: paqe apo luftë.

“Okupatori duhet të largohet. Me siguri do të ndodhë. Nuk shoh asnjë arsye pse Rusia nuk duhet ta bëjë këtë tani në Krishtlindje. Përgjigja nga Moska do të tregojë se çfarë ata duan realisht përballje të mëtejshme me botën e ndërprerjes përfundimisht të agresionit. Ai që solli luftën mbi ne duhet ta heqë atë”, tha Presidenti i Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb