Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-gjenerali, Sandër Lleshaj është shprehur se lufta në Rusi e ka tejkaluar kufirin.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Lleshaj  tha se presidenti Zelensky i ka dhënë një mësim Perëndimit dhe botës duke bërë edhe ndryshimin e disa prej vendeve te unionit. I pyetur nëse Shqipëria është gati me një plan në rast lufte, Leshaj tha se është NATO ajo që harton planin dhe se ky është avantazhi i të qënurit pjesë e aleancës.

 

Presidenti i Ukrainës është përpara 2 alternativave: Martir ose hero.
Ai është një njeri i thjeshtë që ka kuptuar thelbin e lidershipit, të qëndrojë në vendin e tij. Me këtë qëndrim ai po ndihmon Ukrainën. I ka dhënë një mësim botës. Ky arriti të ndryshojë qëndrimin e të gjithëve. Ndryshimi 180 gradë e Gjermanisë, Zvicrës. Deklarata e kancelarit gjerman për shtimin e 100 milionë euro për mbrojtjen dhe e çon buxhetin e mbrojtjes më të lartë se të Rusisë. Me dinjitet po kontribuon në kohezionin e Perëndimit duke e bërë të kompensojë gafat që Perëndimi ka bërë. Kjo nuk është luftë e Rusisë. Rusia ka një president që e çon vendin në luftë pa arsye. Kjo është luftë e Putinit për frustrimet e tij me historinë. Nuk fiton asgjë nga kjo Putin.

Sa janë shanset që kjo luftë s’do i kalojë kufijtë?

Kjo luftë i ka kaluar kufijtë tashmë. Rusia ka vite që na lufton dhe këtë luftë Putin e bën mirë. Në këtë luftë që ai se njeh fare besoj se do të thyehet keq. Edhe sot makina e propagandës së tij po bën dëme. U bëj një ftesë edhe mediave që t’u mbyllin zërin mediave ruse. Është mirë të silllen vendet e tjera, për të mbyllur një dezinformim. Mendoj se edhe reagimi qytetar duhet të jetë më i madh. Reagimi i Berlinit nuk imagjinohej aq shumë. Edhe Tirana është në vendet që ka protestuar, por me pak njerëz.

Sa e gatshme është Shqipëria të marrë masa për një luftë në çdo situatë?

Bëhet me planifikim të përgjithshëm. Për të mbrojtur hapësirën e NATO-s krijohet një trupë ushtarake. Ne nuk kemi pal dhe kapacitete për ta zgjidhur vetë sepse NATO ka një nen. Ky është avantazhi që jemi në NATO, iu kursejmë qytetarëve pasojat që një situatë e tillë mund të ketë. Nga kjo situatë askush nuk ka përfitim. Të gjithë do të paguajmë një çmim për këtë fatkeqësi që po ndodh. Liria ka një çmim. Ukraina e ka zgjuar Europën ndodhta është vonë, 2014-ta mund të mjaftonte.
Luftën mund ta ndalte vetëm një qasje e fortë si kjo tani ndaj Putin. Sikur bota me aneksimin e Krimesë të reagonte njësoj si tani nuk do të vinim në këtë situatë. Nuk ka reaguar në kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: