Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua mbrëme pjesëmarrësve në Festivalin e Filmit në Kanë përmes një lidhjeje me video, ndërsa aktiviteti vjetor po zhvillohej.
Duke folur gjatë ceremonisë së hapjes, Zelensky bëri një krahasim me filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh” duke i bërë thirrje kinemasë botërore të mos heshtë përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.
“Qindra banorë po vdesin çdo ditë”, tha ai.
Më pas, aktorja amerikane Julianne Moore hapi zyrtarisht festivalin e filmit me filmin e parë “Coupez!” (Final Cut).
Filmi i Michel Hazanavicius është një komedi, ku ngjarjet janë të vendosura në një fabrikë të pashfrytëzuar.
Fituesi i çmimit Oscar, Forest Whitaker, 60 vjeç u nderua gjithashtu me çmimin ”Palma e Artë”. Whitaker do të prezantojë filmin e tij “Për hir të paqes” në resortin francez. Bëhet fjalë për njerëzit që punojnë për paqen në Sudanin e Jugut.
Muret e dyqaneve dhe rrugëve në Kanë janë veshur me postera filmash dhe një instalacion i madh “Top Gun” është vendosur përpara Grand Hotel.
Të mërkurën, Tom Cruise pritet të prezantojë “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit kult të vitit 1986.