Volodymyr Zelenskiy është shprehur se Evropa mund të ndalojë agresionin e Rusisë nëse ajo vepron me shpejtësi.

BBC shkruan se Presidenti i Ukrainës, i ka bërë thirrje Vladimir Putin që të bashkohet me të në tryezën e bisedimeve.

Gjithashtu, këshilltari i presidencës ukrainase, Mikhail Pontoliak ka deklaruar se Ukraina dëshiron paqe dhe se është e gatshme për bisedime me Rusinë, duke përfshirë miratimin e një regjimi neutral ndaj NATO-s, shkruan nga ana tjetër Reuters.

“Nëse bisedimet janë të mundshme, ata duhet të zhvillohen. Nëse në Moskë duan bisedime për regjimin neutral, ne nuk kemi frikë nga kjo”, ka thënë ai, ndërsa shtoi gatishmëria për dialog është pjesë e ndjekjes sonë të vazhdueshme për paqe”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër trupat ruse kanë pushtuar fshatin Vorzel, i cili ndodhet vetëm 8 kilometra larg kryeqytetit ukrainas, shkruajnë media e huaja.

Ministri i Jashtëm rus tha më tej se ata do të ishin të gatshëm të rifillonin negociatat përmes kanaleve diplomatike nëse ushtria e Ukrainës pranon të heqë armët dhe të dorëhet.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se Vorzel ka rënë në duart e forcave ruse. Rusia raportohet se po i afrohet Kievit edhe nga verilindja dhe lindja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb