Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë lajmin se forcat e vendit të tij sapo kanë shkatërruar një plan rus për të kapur atë, shkruan “BBC”.

Ai ju ka bërë thirrje rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit Vladimir Putin për të ndalur pushtimin e Ukrainës. “Ne e kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky, duke shtuar se forcat ukrainase kanë pasur nën kontroll Kievin dhe qytetet kryesore përreth tij.

Më tej, Presidenti Zelensky ka shtuar se vendi i tij e kishte fituar të drejtën për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian, dhe ndonëse aktualisht nuk është në BE, ka përfshirë në Kushtetutën e saj aspiratat për t’u bashkuar me bllokun evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb