“Komuniteti global duhet të vendosë sanksione maksimale kundër Rusisë, duke përfshirë një embargo të plotë të naftës”.
Kjo ishte kërkesa e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm të përdorë sanksionet në mënyrë parandaluese, jo vetëm t’i përgjigjet kërcënimeve në të ardhmen”, u tha ai udhëheqësve botërorë.

“Nëse këto sanksione do të ishin vendosur në radhë të parë, Rusia nuk do të kishte qenë në gjendje të pushtonte Ukrainën”, pohoi ai, duke bërë thirrje për ndalime të plota të bankave ruse dhe një ndalim të plotë të tregtisë.

“Agresori do të dinte pasojat e menjëhershme të veprimeve të tij,” tha ai.
Kujtojmë se sanksionet e fundit u njoftuan në fillim të këtij muaji, kur udhëheqësit e G7 u takuan me Zelensky. Masat përfshinin kontrolle të reja të eksportit kundër sektorit industrial rus dhe rreth 2600 kufizime të vizave për zyrtarët rusë dhe bjellorusë, si dhe sanksionet e para kundër drejtuesve të Gazprombank, institucioni përmes të cilit shumica e Evropës blen gazin rus.

Burimi: CNN

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: