Në Kiev po mbahet samiti i parë që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Pjesëmarrës është presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku po flitet për mbështeten ndaj Ukrainës dhe planet e mëtejshme të Rusisë.

Zelensksy gjatë takimit ka kërkuar anëtarësimin e Ukrainës në BE, por ka gjasa të zhgënjehet. Bashkimi Evropian e ka pranuar Ukrainën si shtet kandidat, por anëtarësimi është një proces i ndërlikuar dhe i gjatë që, pavarësisht sa urgjente janë kërkesat e Zelenky, nuk mund të përshpejtohet.

Përpara samitit, Zelensky njoftoi një goditje të gjerë të korrupsionit në Ukrainë. Kujtojmë që Ukraia është një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë dhe kjo shihet si një pengesë për anëtarësimin në BE.

Anëtarësimi i Ukrainës në BE kërkon aprovimin e 27 vendeve anëtare dhe kjo mund të zgjasë deri në 10 vjet. Ajo çka e bën më të ndërlikuar situatën është se, shpesh shtetet anëtare nuk pajtohen për një çështje apo një tjetër dhe këto vota mund të përdoren si pazare. Por, në të njëjtën kohë të mos harrojmë dhe ndikimin që ka Rusia në Evropë dhe më gjerë.

Pra, me pak fjalë, BE-ja mund t’i premtojë Ukrainës më shumë mbështetje, ndër të tjera që Kievi mund të dëshirojë tani. Por për çështjen e madhe, edhe krerët e institucioneve janë në mëshirë të politikës së brendshme evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb